LDK me nismë për krijimin e një komisioni për të hetuar shpenzimin e parave nga Qeveria

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka paralajmëruar nismën për formimin e një komisioni për të hetuar mënyrën se si Qeveria aktuale po shpenzon paratë.

Lajme

16/03/2018 11:12

Lumir Abdixhiku deputet i LDK- së në emër të grupit parlamentar  ka thënë se tashmë që nga dita e parë e kësaj qeverie është bërë traditë shpërndarja e parasë publike pa asnjë kriter dhe gjithçka kishte filluar me shpronësimin e tokave në Hade.

Ai tha se një praktikë e tillë po vazhdon edhe këtë vit, ku sipas tij qindra mijëra euro jepen në mënyrë arbitrare.

“Jemi të shqetësuar që vetëm për dy muaj është shtjerr kaq shumë rezerva shtetërore. Ne do të fillojmë mbledhjen e nënshkrimeve për krijimin e një komisioni që të kërkojë nga Qeveria informim për çdo cent që është ndarë nga buxheti i Kosovës dhe ku është shpenzuar”, ka thënë ai.

Abdixhiku u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që ta përkrahin formimin  e këtij komisioni./Lajmi.net/