LDK me 16 mijë vëzhgues në zgjedhjet lokale

Lumir Abdixhiku, deputet i LDK-së, ka uruar qytetarët që dita e zgjedhjeve të jetë solemne, pasi ata do të vendosin për të ardhmen e tyre.

Lajme

22/10/2017 08:31

Abdixhiku ka thënë se procesi i zgjedhjeve tani për tani po ecën mbarë përveç një parregullsie në Deçan, shkruan Indeksonline.

“Ky proces tani për tani po ecën mirë e mbarë, përveç një rasti në Decan ku në 14 qendra të votimit ka pas ngatërresa sa i përket vulave, mirëpo që ky problem është zgjidhur” ka thënë Abdixhiku.

LDK për këto zgjedhje ka angazhuar 6 mijë vëzhgues për të monitoruar procesin zgjedhor në të gjitha komunat.

Abdixhiku poashtu ka uruar 18 mijë votuesit e rinjë, duke ju bërë thirrje të gjithë qytetarëvë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar./Indeksonline