LDK me mbledhje urgjente, demarkacioni?

Lidhja Demokratike e Kosovës në këto momente është duke mbajtur një mbledhje në selinë e saj qendrore në Kompleksin “Qafa”.

Lajme

12/07/2016 18:09

Arsyeja se pse është thirrur kjo mbledhje mund të jetë anulimi i mbledhjes së Qeverisë, ku do të procedohej marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, por edhe ndoshta për tkurrjen e ministrive.

Këtë të fundit e ka përmendur sot gjatë ditës, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Para parkingut të selisë së LDK-së janë duke u parë veturat e të gjithë zyrtarëve të LDK-së përfshirë kryetarin Mustafa dhe anëtarët tjetër./Klan Kosova