LDK mbanë konferencë në mëngjes, Mustafa voton në “Emin Duraku” në orën 09:30

  Nesër, në orën 08:00, në Sallën e Konferencave në Lagjen Pejton, zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Lumir Abdixhiku, mban konferencë për medie. Gjithashtu, Shtabi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka treguar se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bashkë me zonjën e tij Qefseren, nesër më 22 tetor 2017, në Zgjedhjet Lokale, voton…

Lajme

21/10/2017 22:43

 

Nesër, në orën 08:00, në Sallën e Konferencave në Lagjen Pejton, zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Lumir Abdixhiku, mban konferencë për medie.

Gjithashtu, Shtabi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka treguar se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bashkë me zonjën e tij Qefseren, nesër më 22 tetor 2017, në Zgjedhjet Lokale, voton në SHF “Emin Duraku” në Prishtinë në orën 09:30.

-Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, z. Arban Abrashi voton në orën 10:30, në SHF “Hasan Prishtina” në kryeqytet.

– Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, z. Agim Veliu dhe zonja e tij Igballja, votojnë në orën 10:30, në SHF “Nuhi Gashi” në fshatin Bradash të Podujevës.

– Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, z. Hatim Baxhaku dhe zonja e tij Serbezja votojnë në orën 11:00, në SHF “Lekë Dukagjini” në Prizren.

– Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri dhe zonja e tij Nurani, votojnë nē orën 12:00, në SHF “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.

– Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri me zonjën e tij, Mirveten, votojnë në orën 10:00, në SHF “Abaz Ajeti”, në Gjilan.

– Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Istogut, z. Haki Rugova dhe zonja e tij Fitorja votojnë në orën 10:00, në Gjimnazin “Haxhi Zeka” në Istog.

– Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, z. Sali Asllanaj dhe zonja e tij, Fatmirja, votojnë në orën 10:00 në SHF “Jeta e Re” në Suharekë.

– Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Ferizajt, z. Muharrem Sfarqa dhe zonja e tij Fatmirja, votojnë në orën 11:00, në SHF “Arsim Rexhepi” fshatin Sazli të Komunës së Ferizajt.

– Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti   dhe zonja e tij Ibadetja, votojnë në orën 10:00 në SHF “7 Marsi” në fshatin Potorovc të Komunës së Lipjanit.

– Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti dhe zonja e tij Bukurija, votojnë orën 10:00, në SHF “Ahmet Hajdari” në fshatin Begunc të Komunës së Vitisë.

– Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha dhe zonja e tij, Hafizja, votojnë në orën 08:00, në SHF “Bajram Curri” në fshatin Sllatinë e Madhe të Komunës së Fushë Kosovës.