LDK: Këto janë katër provat që zgjedhjet në Prishtinë janë manipuluar – Lajmi.net
LDK: Këto janë katër provat që zgjedhjet në Prishtinë janë manipuluar
Autori: Lajmi.net LajmePolitikëZgjedhjet Lokale 2017 21:18, 21 November 2017
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar betejën për Prishtinën si pasojë e një gare tepër të ngushtë mes kandidatit të tyre Arban Abrashi dhe atij të Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti.

Armend Zemaj nga LDK ka thënë për Express se kanë katër prova të cilat do t’i parashtrojnë në PZAP dhe KQZ që sipas tij dëshmojnë për manipulim të zgjedhjeve.

E para sipas Zemajt, është procesi i numërimit të votave që “është gjetur se ka pasur manipulime për kandidatin tonë” pastaj bartja e votës që ka qenë për Abrashin e që i është numëruar Ahmetit, votat e pavlefshme që nuk janë treguar pse janë të tilla e deri tek bartja e votuesve në ditën e zgjedhjeve.

Zemaj ka thënë se të gjitha këto prova do ti dërgojnë edhe në Prokurori.

“Grupi i ekspertëve tanë ka gjetur të gjitha provat, dhe kemi prova shtesë”, ka thënë Zemaj, por pa sqaruar për cilat prova e ka fjalën./

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Stealth Sniper
  • Play Bubble Trouble
  • Play World Soccer Champion