LDK kërkon shkarkimin e ministrit Dardan Gashi

Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë një konference për media ka bërë të ditur se kërkon mbajtjen e një interpelance në Kuvendin e Kosovës, për shkarkimin e Ministrit të Diasporës, Dardan Gashi.

Lajme

07/12/2017 10:05

Kjo kërkesë e LDK-së vjen pas postimit të një videoje ku Gashi shihet duke shtënë me armë gjatë një feste.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi, me ç’rast tha se kryeministri Ramush Haradinaj e ka votuar në qeveri marrëveshjen e demarkacionit që e kishte kundërshtuar më parë.

Ai tha se LDK-ja është duke e shqyrtuar mundësinë se si të votojë kur marrëveshja të vijë në kuvend./klankosova.tv/