LDK: Ja pse po e dërgojmë Haradinajn në Kushtetuese

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke e përgatitur lëndën për të çuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e kryeministrit, Ramush Haradinaj për faljen e miliona eurove për ambalazhuesit e ujit.

Lajme

08/02/2018 15:08

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë për lajmi.net se me këtë vendim, Haradinaj e ka shkelur kushtetutën.

“Kryeministri e ka shkelur kushtetuten me vendimin për faljen e borxheve. Kjo çështje i takon vetëm Kuvendit, ashtu siç ka vepruar qeveria e kaluar. LDK do ta dergojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Hoti.

Në lidhje me këtë, LDK ka nisur edhe mbledhjen e nënshkrimeve në Kuvend.

Vendimi i kryeministrit Haradinaj ia ka falë borxhet ambalazhuesve të ujit në Kosovë, ku vlera e tyre u raportua se arrinte mbi 50 milionë euro./Lajmi.net/