LDK: Ja pse nuk u lejua Donika Gërvalla të hyjë në Këshill

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpreh keqardhje për skenat që kanë ndodhur gjatë mbajtjes së takimit të fundit të Këshillit të Përgjithshëm, duke thënë se Donika Gërvalla nuk ka qenë në listën e të ftuarve dhe për këtë arsye nuk i është lejuar hyrja në mbledhjen e Këshillit, e cila veç kishte filluar akoma pa arritur ajo.

Lajme

23/05/2016 19:41

LDK nëpërmjet një komunikate ka sqatuar se sa i përket ngjarjes në fjalë, ashtu siç është parë qartësisht edhe në pamjet filmike, zyrtarët e sigurimit vetëm kanë kryer punën e tyre dhe i janë përmbajtur listës së të ftuarve, pa privilegjuar apo diskriminuar askënd.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, rikonfirmoi unitetin e plotë veprues dhe mbështetjen e plotë për avancimin e mëtejmë të proceseve edhe sukseseve të njëpasnjëshme që po arrihen në Kosovë, falë kontributit esencial që po jep LDK-ja në kuadër të qeverisjes së vendit.