“LDK-ja po i vëzhgon ‘like’-at e anëtarëve të saj”

“Fatkeqësisht, s’është hera e parë që në LDK shihen skenat e dhunës, por kjo ishte ma e papranueshmja, sjellje jonjerëzore, jo etike”, tha i ftuari në Rrokum Roll, Rexhep Gjergji, një nga themeluesit e LDK.

Lajme

23/05/2016 21:40

“Udhëheqja aktuale në krye me Isa Mustafën ka tregua se ka me bë një LDK të re, me shfarosë atë. Me gjestet ndaj Donikës u vërtetua kjo. Skena të tilla të dhunshme s’guxojnë me u përsërite kurrë në partinë që ajo ka dhanë shumë dhe kanë respekt për atë zojë, jo vetëm populli shqiptar, por edhe ma gjerë”, tha Gjergji.

T’u thënë se e ka pa çfarë gjuhe po e përdorë udhëheqja e LDK në komunikata, Gjergji tha se, shpreson për një kërkim falje ndaj Gërvalles.

“Fjalori i tyre aspak nuk lidhet me kulturën e LDK-së, politikat qytetare e integruese. Pesha e gabimit bie mbi gjithë njerëzit e tij, mbi krejt ata njerëz që janë rreth tij”, ka vlerësua Gjergji.

Sipas tij, brenda LDK-së po ndodhin vlime: ajo e Isa Mustafes dhe e klanit të tij për me i ruajt pozitat në parti; dhe ajo e kryesisë e anëtarëve të saj.

Ai ka zbulua se në LDK t’këqyrin edhe “like” kujt po i bën.

“Për një ‘like’ mundet me i kushtua vendi i punës”, tha Gjergji, t’u aludua se LDK ka ardhë në këtë gjendje me kryesinë e re.

YouTube player