LDK-ja e gatshme të ndajë tokën me Ambasadën e Shqipërisë

I ftuar në Zona B të Klan Kosova ka qenë asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Flamur Shala.

Lajme

31/05/2016 23:25

Ai ka folur parcelën që ka ndarë komuna për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë, në Kosovë, njofton Klan Kosova.

“Merita më e madhe e Shpendit është që ai të ulet dhe me qasjen e tij të reflektojë politika të jashtëzakonshme”.

“Të gjitha ato që ai do të mendonte që do të ecin para kuvendit sepse ai i ka fituar votat”

“Shpendi është dashur të thoshte se jam bashkëpunues dhe jo përjashtues sepse me përjashtime nuk bëhet politika”.

“Të pafuqishmin politik nuk mund ta bësh të fuqishëm, sepse përndryshe ai nuk do ti politizonte këto gjëra”, ka thënë Shala.

“Shpendi meriton unifikim të jashtëzakonshëm të spektrit politik sepse pa këto nuk mund të ecet përpara”.

“Mendoj që kjo çështja e Ambasadës së Shqipërisë duhet të shtrohet ne mbledhje dhe përfaqësuesit politik të merren vesh dhe duhet ti shtrohen një debati”.

“Ne jemi në gjendje që Ambasadës së Shqipërisë t’i themi se aty ku jemi ne, do të jeni edhe ju”.

“Kjo gjë mund të ndodhë sepse ka hapësirë dhe do të ishte nder edhe për ne edhe ambasadën, besoj”, ka pohuar Shala.

“Kemi dashur të tregojmë se asnjë subjekt nuk duhet të bie në kurthin e VV-së që gatuajnë dhe prodhojnë opinione”.