LDK-ja dhe Isa Mustafa festojnë përvjetorin e partisë me produkte të Serbisë (Foto)

Lajmëtari Bajram Gecaj është ngutur sonte ta jep lajmin në Facebook se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po shënon 27 vjetorin e themelimit në Lipjan.

Lajme

17/03/2017 18:21

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një fotografi bashkë me të parin e LDK-së dhe qeverisë, shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami (LDK), deputetin e kësaj partie, Anton Qunin, kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti (LDK), etj.

Mirëpo me këtë rast Gecaj i ka bërë reklamë edhe një kompanie nga Serbia, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për kompaninë serbe të prodhimit të lëngjeve, Takovo.

“Breskva” (pjeshkë në gjuhën serbe) është lëngu që krerët e LDK-së e kanë pasur në tavolinë.

Duke pasur dhjetëra prodhime kosovare të lëngjeve, qeveria dhe kryeministri promovojnë lëngje të Takovo-s serbe.

Sigurisht se ministrja Bajrami që udhëheqë me dikasterin e tregtisë e dinë se çfarë raporti negativ ka Kosova me Serbinë sa i përket import-eksportit të mallrave. /Lajmi.net/