LDK ia huq me të madhe, Sali Asllanin e Suharekës e bën kandidat për Gjilan

Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se disa kandidatë të saj për kryetarë të komunave do të jenë në disa debate televizive.

Lajme

12/10/2017 19:52

Mirëpo, në këtë paralajmërim të LDK-së ka një huqje të madhe, shkruan lajmi.net.

LDK duket se “nuk” e ka të qartë se cili kandidatë është për komunën e caktuar. E këtë gabim e ka bërë tek kandidati Sali Asllanaj, kandidat për kryetar të Suharekës, duke e shënuar si kandidat për kryetar të Gjilanit. Kandidat i LDK-së për kryetar të Gjilanit është Lutfi Haziri. /Lajmi.net/