LDK e vlerëson si të rregullt procesin zgjedhor

Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka vlerësuar të rregullt procesin zgjedhore deri më tani. LDK u bënë thirrje qytetareve që të dalin sa më shumë në zgjedhje.

Lajme

08/06/2014 15:03

Shtabi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e vlerëson si të rregullt procesin zgjedhor deri në mesditë dhe e çmon përqindjen e lartë të pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje.

Në një konferencë për media të mbajtur të dielën, LDK-ja u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

 \”Pjesëmarrja sa më e lartë e qytetarëve në zgjedhje e begaton këtë proces zgjedhor, i cili është jetik për të ardhmen e vendit dhe për perspektivën evropiane”.

“Ne i japim përkrahje të pa rezervë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë për mbarëvajtjen e gjithë procesit zgjedhor”.

“LDK-ja u jep përkrahje edhe të gjitha institucioneve të tjera shtetërore që po e ndihmojnë procesin dhe ju bën thirrje atyre që të respektojnë të gjitha ligjet dhe rregullat zgjedhore, në mënyrë që zëri i sovranit të shkojë në vendin e vet”.

“Deri në mesditë ne nuk kemi të raportuar ndonjë incident që do të prishte imazhin e mirë të zgjedhjeve”.

“LDK-ja do t’ju mbajë të informuar gjatë gjithë procesit zgjedhor, nëpërmes konferencave të kohëpaskohshme për media\”, thuhet në komunikatën e LDK-së.