LDK e Prizrenit sot zgjedh kreun e ri të degës

Kush Lidhja Demokratike e Kosovës, subjekti më I madh opozitar në Prizren, sot (të dielën) do ta mbajë kuvendin zgjedhor të degës, që është shtyrë disa herë. 

Lajme

28/12/2014 08:45

Kjo ngjarje pritet me interesim jo vetëm te anëtarësia e LDK-së, por edhe nga subjektet tjera politike në këtë komunë, për faktin se po zhvillohet një garë e fortë brenda partisë, raporton Zëri.

Sipas kësaj gazete, pretendentë për marrjen e postit të mbetur bosh të kryetarit të degës në Prizren janë disa aktivistë të saj, por edhe të nivelit qendror.

Risi përpara mbajtjes së Kuvendit zgjedhor është tërheqja e dr. Hatim Baxhakut, njërit prej kandidatëve kryesorë, si dhe synimet e deputetit Anton Quni për të marrë postin e të parit të degës së LDK-së në Prizren, shkruan Zëri.