LDK e përkushtuar për zgjedhje të parakohshme, formon dy grupe punuese

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbajti sot mbledhje, ku u tha se temat kryesore ishin çështja e dialogut dhe rrëzimi i Qeverisë.

Lajme

24/09/2018 17:19

Megjithatë, në komunikatën e lëshuar pas përfundimit të mbledhjes thuhet se kryesia ka formuar dy grupe punuese, njëri grup për Platformën e dialogut dhe grupi tjetër për platformën zgjedhore.

Sipas LDK-së, grupi për Platformën e dialogut jep korniza të qarta se si duhet të vazhdohet dialogu.

Ndërsa krejt në fund thuhet se LDK mbetet e përkushtuar që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje.

Komunikata e plotë:

 Pas takimit të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa me Grupin Parlamentar, me ç’rast u diskutua për gjetjen e një rruge të përbashkët për rrëzimin e qeverisë, është takuar kryesia e LDK-së.

Çështja e dialogut mbetet temë kryesore e kryesisë së LDK-së, me ç’rast u formua një grup punes për Platformën e dialogut, e cila jep korniza të qarta se si duhet të vazhdohet me dialog.

Poashtu gjatë takimit të kryesisë u formua edhe një grup punes i cili do të punoj rreth platformës zgjedhore.

LDK-ja mbetet e përkushtuar që vendi të shkoj sa më shpejt në zgjedhje dhe të përmbushen të gjitha interesat e qytetarëve të Kosovës.