LDK e PDK kapen për shtylla

Dita e parë e fushatës zgjedhore në Lipjan ka nisur me ankesa. LDK ka akuzuar PDK’në se po pamundëson vendosjen e posterëve të subjekteve të tjera politike.

Lajme

03/10/2013 14:11

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, përmes një komunikate, është ankuar në rivalin e saj kryesor, Partinë Demokratike të Kosovës.

“Dega e LDK në Lipjan ka reaguar ndaj sjelljes së militantëve të PDK’së në këtë qytet, të cilët, mbrëmë në mesnatë, kanë ardhur pranë zyrave të LD’-së në Lipjan dhe i kanë provokuar zyrtarët e LDK’së duke tentuar që të vendosin aty posterë dhe foto të partisë së tyre”.

“Po ashtu, grupe militantësh të PDK-së i ‘ruanin’ shtyllat elektrike dhe çdo hapësirë të mundshme për vendosjen e posterëve, me qëllim që të pamundësonin vendosjen e posterëve të subjekteve të tjera politike’

“Dega e LDK’së në Lipjan e dënon këtë akt dhe bën thirrje për sjellje korrekte gjatë fushatës, në mënyrë që zgjedhjet e 3 nëntorit të jenë të lira dhe demokratike.Kërkon edhe nga anëtarsia e LDK’së të jenë të qetë, sepse sjellja e mbrëmshme e militantëve të PDK-së është pasojë e panikut të këtij subjekti politik, që tashmë e ka kuptuar se humbjen në zgjedhje e ka të sigurt|.

“Dega e LDK’së në Lipjan vlerëson se kompania Prestige Media Plus nuk po u jep hapësirë të njëjtë partive politike për vendosjen e panove. Kjo kompani nuk i ka dhënë asnjë pano marketingu LDK’së dhe nuk po lejon qasje të barabartë të partive politike në marketing, duke i dhënë 100% vetëm PDK-së, përkatësisht vetëm  Shukri Buja”.

“Hapësirat publike nuk janë vetëm të një partie politike, ato janë të qytetarëve, prandaj edhe ndarja e tyre duhet të jetë e barabartë”.

“Dega e LDK’së shpreh bindjen e thellë se nga 3 nëntori, Lipjani do të lirohet nga uzurpimi që po i bën pushteti aktual pronës publike”.