LDK e LVV bojkotojnë seancën e sotme

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kanë marrë vendim që të mos marrin pjesë në seancën e sotme.

Lajme

15/10/2018 10:01

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se ky subjekt do te vazhdojë të mos marrë pjesë në seanca, përjashtuar atë të së enjtes, ku do të diskutohet për ushtrinë.

“Qëndrimi i LDK-së është që nuk marrim pjesë në këtë seancë. Gjendja aktuale është e njëjtë. Institucionet e Kosovës po tregojnë jolegjitimitet të plotë. Seanca e rregullt e thirrur për të enjten përmban ligje të rëndësishme, ligjet për ushtrinë. LDK do të marrë pjesë në këtë seancë”, theksoi ai, raporton “Zëri.info”.

Edhe deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se kjo parti do ta bojkotojë seancën e sotme.

“Dua ta konfirmoj qëndrimin e LVV-së që nuk do të marrim pjesë sot në seancë”, theksoi ajo.