LDK e konfirmon: Arban Abrashi kandidat për Prishtinën

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka nominuar kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës, Arban Abrashin.

Lajme

22/08/2017 11:25

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Agim Gashi, shef i Grupit parlamentar të LDK-së në Asamblenë e Prishtinës.

“Kryesia e LDK-së ka votuar sot dhe Arban Abrashi është nominuar kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës”, ka thënë Gashi.

Abrashi ishte ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në qeverisjen e kaluar.

Ai do të jetë në garë me kryetarin aktual Shpend Ahmeti nga VV dhe Arbër Vllahiun të kandiduar nga AAK-ja.

PDK ende nuk ka njoftuar për emrin me të cilin synon ta marrë Prishtinë./Lajmi.net/