LDK e BD duan dorëheqje të Mujës, jo pezullim

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Bashkimi Demokratik, nuk e kanë pranuar aktin e pezullimit të pozitës së Kryetarit të Kosovës nga Ramadan Muja dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin nesër në protestën e paralajmëruar.

Lajme

18/03/2014 15:08

Dy subjekte politike në Prizren, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Bashkimi Demokratik, nuk e kanë pranuar aktin e pezullimit të pozitës së Kryetarit të Kosovës nga Ramadan Muja dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin nesër në protestën e paralajmëruar.

Në komunikatën e Degës së LDK-së në Prizren thuhet se “veprimi i fundit i të dënuarit Muja, për t’u vetëpezulluar nga detyra zyrtare është i pabazuar ne ligj, dhe si tillë përbën shkeljen ligjore te radhës”.

“LDK konsideron se e vetmja rruge qe i ka mbetur të dënuarit Muja, është dorëheqja sa me parë, nga pozita e Kryetarit të Komunës se Prizrenit”.

“LDK u bëne thirrje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve, që më 19.03.2014 (e mërkure), të dalim te sheshi “Shatërvan” nga ora 12, dhe të protestojmë në mënyrë paqësore, kundër regjimit kleptokrat që është instaluar ne Komunën e Prizrenit”, thuhet ne komunikaten e LDK’se

Edhe Bashkimi Demokratik i drejtuar nga Zafir Berisha ka kërkuar nga Ramadan Muja që të japë dorëheqje e jo ta pezullojë postin e Kryetarit të Prizrenit.

“ Tashmë i dënuar ka bërë shkeljen e radhës ligjore ku përmes tellallit të tij ka lëshuar një deklaratë për pezullimin e pozitës së Kryetarit të Komunës”,thuhet në komunikatë të BD-së.

“Shkeljet e të dënuarit Ramdan Muja nuk kanë fund, prandaj ne si forcë politike kërkojmë që të mos bëjë eskivazhe dhe akrobacione duke u thirrur në ligj edhe për faktin se pozitën e kryetarit të Komunës nuk mund ta udhëheqë asnjë njeri eventualisht ndonjë ushtrues detyre që mund ta emërojë i dënuari për krim dhe korrupsion Ramadan Muja, kur dihet fakti se pozitën e kryetarit të komunës mund ta mbajë vetëm ai i cili zgjidhet nga vota e qytetarit”.

“Loja me fjalën pezullim e Ramadan Mujes dyshojmë se është një tendencë për ta zbehur imazhin dhe fuqinë e paralajmëruar nga qytetarët për protestë masive nesër në ora 12:00, prandaj ne I ftojmë të gjithë qytetarët e Prizrenit që ti Bashkohen grupit të qytetarëve aktiv në marshin e paralajmëruar për nesër e mërkurë në ora 12:00”, thuhet në komunikatën e BD-së.