LDK dyshon se votat me postë janë te manipuluara

Nëntëmbëdhjetë votat diferencë në Komunën e Dragashit, po e shtyjnë Lidhjen Demokratike të Kosovës të mendojë se votat me postë janë të manipuluara apo vota të porositura.

Lajme

21/11/2017 22:35

Këtë e bëri të ditur sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Ismet Beqiri i cili ishte i ftuar në emisionin “Click” të RTV21.

Teksa fliste për votat me postë, Beqiri u mundua të sqarojë opinionin në lidhje me deklaratën e tij për këto vota sot në konferencë për media.

“Unë asnjëherë nuk e kam thënë se sot e pash ish mundua dikush me pleqërua se si unë kam fol për votat e mërgimtarëve. Nuk po flasim për votat e mërgimtarëve, por për votat e komunitetit serbë dhe malazezë që në rastin e Istogut mund të jenë indikacione që mund të jenë të porositura”, tha Beqiri, duke shtuar se këto mendime vijë nga fakti se si munden partitë të dinë se kush do të fitojë.

Kjo sipas tij, është e papranueshme, shkruan rtv21.tv

“Për me vendos se kush do të qeverisë… njerëz që jetojnë qe 20 vjet jashtë dhe nuk dinë sesi kanë ardhur votat, kjo nuk do të kishte sens. Pa i sqarua mirë me i pa se si janë ato, a janë nga një dorë e shkruar, sepse ka pasur gjëra të tilla. Këto janë ato dilemat tona që në këto raste është dashur me i sqarua”, përfundoi Beqiri.