“LDK do t’i votojë projektligjet e FSK-së”

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri tha para gazetarëve se partia të cilës ai i takon do ta japë votën pro, kur projektligjet për FSK-në të miratuara në Qeveri të vijnë në seancë të Kuvendit.

Lajme

20/09/2018 18:48

“Deri më tani ka qenë që duhet të ketë ndryshime kushtetuese, shpresojmë që kjo do të ndryshojë, e nëse vijnë ligjet në Kuvend, LDK-ja e ka qëndrimin e qartë që do t’i votojë, do t’i përkrahë këto ligje”, tha në mes të tjerash Ismet Beqiri.

Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës i miratoi tri projektligje për FSK-në, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, pProjektligjin për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ka ftuar në takim kryetarët e degëve të LDK-së në Kosovë për të diskutuar për çështjet e fundit politike.