LDK do të përgatis mocion për rrëzimin e qeverisë Haradinaj

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se partia që i përket do të përgatis një mocion për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.

Lajme

24/09/2018 13:51

“Do ta përgatisim një mocion sa ma shpejt pasi vendi është në një krizë politike dhe institucionale. Kjo qeveri nuk ka mundësi të vazhdojë të merret me temat e mëdha”, është shprehur Veliu pas mbledhjes së LDK-së, raporton lajmi.net.

Veliu ka theksuar se LDK-ja nuk është kundër protestave por e kanë vlerësuar se nuk është momenti i duhur për protesta për arsye se mendojnë se ende kanë mbet veprime brenda institucioneve.

“Kur vendosim të thërrasim protestë do ta organizojmë vet ne si LDK. Nëse nuk realizohet mocioni protesta është hapi i fundit, nëse ne dalim në rrugë nuk kthehemi derisa këto institucione nuk legjitimohen”, ka thënë Veliu.

Ai ka shtuar se për mocionin do të gjejnë përkrahje edhe brenda koalicionit qeverisës./Lajmi.net/