LDK do rënie të relaksuar të Qeverisë Haradinaj, jo me mocion, thotë Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se subjekti ku ai është anëtar konsideron që duhet gjetur një mënyrë të relaksuar të shkuarjes në zgjedhje dhe jo përmes një rruge të ashpër.

Lajme

26/04/2018 23:21

“Ne po duam ta hapim një rrugë të relaksuar të shkuarjes në zgjedhje. Nuk po duam të shkojmë përmes një rruge të ashpër, që është mocioni”, ka thënë Gashi, në televizionin publik.

Ai ka zbërthyer idenë e tryezës së ftuar nga LDK-ja.

“Konkluzion i padeklaruar ishte se vendi është në krizë politike dhe duhet gjendur zgjedhje. Kjo lloj qeverisje nuk mund të shkojë tutje, dhe ne duhet të dakrdohemi si të veprohet”.