LDK do institucione sa më parë, por të LVAN

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të martën pasdite, i ka dhënë mbështetje të plotë koalicionit të Bllokut, të prirë nga kjo parti.

Lajme

04/11/2014 17:38

Në një komunikatë për media të zyrës për informim thuhet se “LDK-ja po punon intensivisht që koalicioni i shumicës parlamentare, si përfaqësues i shumicës absolute të popullit të Kosovës, të themelojë institucionet qeverisëse të vendit sa më parë që është e mundur”.

Sipas kryesisë së LDK-së, “është e domosdoshme që në vend të ndërrohet mënyra e qeverisjes dhe se Kosovës i duhet një qeveri demokratike, e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e cila do të punojë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

Më tej, LDK-ja vlerëson se ndërtimi i institucioneve duhet të bëhet sa më parë, “me qëllim që ato të jenë funksionale dhe në shërbim të popullit të Kosovës”.

LDK-ja konsideron se është e domosdoshme që procesi i themelimit të institucioneve të reja të përmbyllet sa më parë që të jetë e mundur.