LDK: Diferenca në Prishtinë është për vetëm 188 vota, ndërkohë 1500 votat me kusht do të na nxjerrin fitues

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se do të jenë fitues në Komunën e Prishtinës.

Lajme

19/11/2017 21:52

Sipas deputetit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, Shpend Ahmeti i VV-së ka marrë vetëm 188 vota më shumë se kandidati i kësaj partie Arban Abrashi.

Por, sipas Abdixhikut, janë edhe 1500 vota me kusht, të cilat ata janë të sigurt se do të nxjerrin fitues Abrashin.

Sipas deputetit, në të kaluarën votat me kusht gjithmonë kanë shkuar në favor të LDK-së.