LDK dhe VV nuk marrin pjesë në takimin për dialogun Kosovë-Serbi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli iu kishte dërguar ftesë edhe dy partive opozite për takimin e radhës koordinues për Dialogun Kosovë-Serbi, por LDK dhe VV nuk i janë përgjigjur kësaj ftese.

Lajme

27/12/2018 10:16

Ka filluar takimi i radhës koordinues për Dialogun Kosovë-Serbi, i thirrur nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, raporton lajmi.net.

Në këtë takim, ku po marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Kadri Veseli, Ekipi Negociator, ambasadorët e shteteve të QUNT-it dhe përfaqësuesit e zyrës së BE-së, ishin të ftuar edhe përfaqësues të grupeve parlamentare të LDK-së dhe VV-së.

Lexo edhe: 

http://lajmi.net/nis-takimi-koordinues-per-dialogun-kosove-serbi/

Mirëpo, këto dy parti opozitare nuk i janë përgjigjur ftesës së Veselit dhe kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë takim. /Lajmi.net/