LDK dhe PDK nuk dorëzohen, dërgojnë katër ankesa në Supreme

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë dërguar ankesa në Gjykatën Supremem për rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale.

Lajme

05/12/2017 17:02

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Antigona Ukaj zëdhënëse në Gjykatën Supreme.

Ajo ka thënë se LDK-ja është ankuar në një komunë, kurse PDK-ja në tri komuna.

“Po janë ankuar të dyja partitë. LDK-ja për Prishtinën, kurse PDK-ja për Rahovecin, Klinën dhe nuk jam e sigurt për komunën e tretë”, ka thënë Ukaj për lajmi.net

Ndryshe mësohet se Partia Demokratike është ankuar edhe për rezultatin në komunën e Prizrenit.

“Tash, Gjykata Supreme ka afat 72 orësh për tu përgjigjur këtyre ankesave”, deklaroi zëdhënësja e Supremes.

Kjo ankesë ka ardhur pas PZAP gjatë ditës së djeshme i hudhi poshtë vërejtjet e këtyre partive, duke i cilësuar si të pabazuara.

PDK dhe LDK po pretendojnë se në këto komuna ka pasur keqpërdorime të votave, dhe është përdorur “treni bullgar”.

Në Prishtinë sipas rezultateve fitues ka dalur Shpend Ahmeti, në Prizren Mytaher Haskuka, në Klinë Zenun Elezaj dhe në Rahovec, Smajl Latifi. /Lajmi.net/