LDK – deputetit Ismaili: Lule dërgo te varri i Millosheviqit, e ke mik të familjes

LDK-ja ka reaguar ashpër ndaj ofendimeve që opozita po ia bënë deputetëve të saj, e veçanërisht Teuta Rugovës dhe Doruntina Malokut.

Lajme

27/02/2016 19:00

LDK ka komentuar edhe deklaratën banale të deputetit të Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili i cili i ka thënë Teuta Rugovës, që lulet që ja dha Thaçi le t’i shtin në b…thë.

LDK beson se ai me shumë dëshirë një buqetë të tillë me lule do ta dërgonte te varri i kriminelit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, ngase sipas tyre, ai e ka mik të familjes dhe gjithmonë kanë pasur lidhje të fuqishme me shtetin fqinj, raporton lajmi.net.

LDK thotë se ofendimet që po u bëhet deputeteve janë shprehje frustrimi, si pasojë e disfatës së kauzës së tyre fiktive e antiperendimore.

LDK dënon këto fyerje e veçanërisht ndaj deputeteve Teuta Rugova dhe Doruntina Malokut.

“LDK konsideron se fjalët e rënda dhe etiketimet denigruese që zyrtarë të partive në opozitë i kanë adresuar ndaj deputetëve të LDK-së, janë shprehje e frustrimit të tyre, si pasojë e disfatës së kauzës së tyre fiktive e antiperëndimore”, thuhet në reagim.

“Sa i përket ofendimeve rrugaçërore të deputetit, lidhur me buqetën e luleve, LDK-ja është e bindur se ai, duke u bazuar në të kaluarën e tij familjare, lidhjet e fuqishme të familjes së tij me shtetin fqinj, një buqetë të tillë me shumë dëshirë do ta vendoste te varri i kasapit të Ballkanit, mikut të familjes së tij, Millosheviq, regjimin kriminal të të cilit e mposhti populli i Kosovës, i prirë nga LDK-ja në krye me Ibrahim Rugovën”, thuhet në reagimin e LDK-së. / Lajmi.net