LDK dënon vrasjen e Ivanoviqit, kërkon zbardhjen e rastit

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka dënuar vrasjen e Oliver Ivanoviqit në mëngjesin e sotëm në Mitrovicën e Veriut.

Lajme

16/01/2018 15:06

Kjo parti ka kërkuar nga organet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet me qëllim të zbardhjes së këtij rasti.

“Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga organet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet me qëllim të zbardhjes së këtij rasti. Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon gjithashtu nga qytetarët e kësaj pjese që të bashkëpunojnë me organet kompetente të sigurisë dhe të drejtësisë me qëllim që autorët e këtij krimi të zbulohen, të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, thuhet nw komunikatën e LDK-së./Lajmi.net/