LDK bëhet gati për Kuvend

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka diskutuar për përgatitjet e fundit rreth Kuvendit të Punës së LDK'së.

Lajme

25/05/2016 19:23

Në mbledhje u prezantuan përgatitjet, u caktuan udhëheqësit dhe raportuesit e sesioneve në Kuvendin Punues, si dhe u finalizuan përgaditjet teknike, ka bërë të ditur LDK nëpërmjet një komunikate.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës vlerësoi se debati i deri tanishëm në degë, diskutimet dhe propozimet tejet përmbajtjesore e konstruktive në Këshillin e Përgjithshëm do të përmbyllen me sukses dhe rezultate konkrete në Kuvendin Punues, thuhet në komunikatën e LDK’së.

“Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, vlerëson se Kuvendi i Punës, do të konfirmoj orientimet programore, propozimet për ndryshime në statut dhe propozimet e tjera, në mënyrë që Lidhja Demokratike e Kosovës, të vazhdoj rritjen e fuqishme elektorale, të rikonfirmoj unitetin e brendshëm, të rris komunikimin me opinionin publik dhe të vazhdoj të ketë rol primar në avancimin e proceseve euroatlantike”, përfundon komunikata.