lajmi.net

LDK ankohet për milionat e Thaçit

LDK ankohet në PZAP për milionat e premtuar të Hashim Thaçit gjatë fushatës nëpër komunat e Kosovës. Sipas Vjosa Osmanit, kjo përbën blerje të votës.

Lajme

14/10/2013 12:34

Lidhja Demokratike e Kosovës ka paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ndaj Kryeministrit Hashim Thaçi për shkak të premtimeve të tij financiare që po bën nëpër komunat e Kosovës, me qëllim të marrjes së mbështetjes së votuesve në formë të investimeve nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Sipas Shefes së Shtabit Zgjedhor të LDk’së, Vjosa Osmani, kjo parti ka parashtruar ankesë në PZAP për,  siç është shprehur ajo, shkeljet e vazhdueshme që po bën Thaçi gjatë fushatës.

LDK konsideron se pozita e Kryeministrit është një pozitë publike dhe autoritet i lartë i administratës shtetërore, duke qenë se është i zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Prandaj, LDK akuzon Thaçin për abuzim me paranë publike.

“LDK vëren se premtimet e tilla milionëshe të z. Thaçi po përkthehen në terren me blerje të votës nga kandidatët e PDK’së”.

“Premtimi i investimeve në emër të Qeverisë si organ i lartë i administratës shtetërore, në shkëmbim të votave, përbën abuzim të këtij organi shtetëror për përfitim të votave për një subjekt politik, në këtë rast, PDK-në”.

“I rikujtojmë z. Thaçi se paratë e premtuara nga ana e tij nuk janë të PDK-së, por janë të buxhetit të Kosovës dhe të taksapaguesve kosovarë”.

“Duke pasur parasysh këto shkelje dhe me qëllim të garantimit të një procesi zgjedhor të drejtë, pa ndikime, pa deformim të votës dhe vullnetit të qytetarëve, si dhe me qëllim të sigurimit të barazisë së plotë në garë të të gjitha subjekteve politike, LDK-ja ka paraqitur këtë ankesë para Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që të shqiptojnë masën ndëshkimore për subjektin politik PDK”.

“LDK i bën thirrje PZAP’së që të vendosë rregull duke gjykuar këto sjellje të z. Thaçi si shkelje, të cilat po krijojnë precedent të rrezikshëm të abuzimin të pasurisë publike në shkëmbim të mbështetjes për një subjekt politik”, ka thënë Vjosa Osmani.

14/10/2013 12:07

LM