Lazio vendos nëse De Vrij do të luajë kundër Interit

Mbrojtësi i Lazios, Stefan de Vrij nuk do të luajë ndaj skuadrës së tij të ardhshme, Inter.

Sport

17/05/2018 09:14

Stefan de Vrij nuk do të jetë titullar te skuadra e Lazios për ndeshjen e xhiros së fundit në Serie A ndaj Interit.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” shkruan se mbrojtësi në largim nga Lazio, nuk do të luajë ndaj skuadrës së tij të ardhshme.

Lazio dhe Inter zhvillojnë ndeshjen e fundit dhe vendimtare për kualifikim në Ligën e Kampionëve, përcjell “lajmi.net”.

De Vrij ka vendosur të largohet nga Lazio dhe ka arritur marrëveshje pikërisht me kundërshtarin e radhës, Inter. /Lajmi.net/