Lazio shton edhe një shqiptar

Lazio është duke u bërë gjithnjë e me më tepër futbollistë shqiptarë. Pas Etrit Berishës, Tomas Strakoshës e Lorik Canës, së bashku me drejtorin sportiv Igli Tare, klubi romak planifikon angazhimin e një tjetër shqiptari. Sipas të përditshmes italiane Il Tempo, Lazio, ose më saktësisht Tare në bashkëpunim me trajnerin Edy Reja, është i interesuar…

Sport

19/03/2014 08:37

Lazio është duke u bërë gjithnjë e me më tepër futbollistë shqiptarë.

Pas Etrit Berishës, Tomas Strakoshës e Lorik Canës, së bashku me drejtorin sportiv Igli Tare, klubi romak planifikon angazhimin e një tjetër shqiptari.

Sipas të përditshmes italiane Il Tempo, Lazio, ose më saktësisht Tare në bashkëpunim me trajnerin Edy Reja, është i interesuar për transferimin e mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj, anëtar i Empolit në Serie B.

Lazio edhe në të kaluarën ka shprehur interesim për angazhimin e 20-vjeçarit, anëtar i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, mirëpo tani raportohet se ka më tepër mundësi që gjatë afatit kalimtar të verës, Hysaj të jetë nën urdhrat e Rejas, nëse trajneri vazhdon qëndrimin e tij në Olimpico pas nënshkrimit të kontratës afatshkurtre deri në përfundim të sezonit.

Si do që të jetë, interesimi i Lazios për Hysajn është konkret dhe nëse gjithçka shkon në rregull, romakët do të bëhen me një tjetër futbollist shqiptar.