Lazio shënon fitore të madhe në shtëpinë e Sampdorias

Lazio ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Sampdoria.

Sport

03/12/2017 22:42

Skuadra nga kryeqyteti italian që në portë ka një portier shqiptar, ka mposhtur 1:2 Sampdorian, për të marrë tre pikë shumë të rëndësishme.

Të tre golat e kësaj sfide u shënuan në pjesën e dytë.

Zapata i dha epërsinë Sampdorias në minutën e 56’.

Lazio u rikthye në loje duke përmbysur gjithçka, kur në minutën e 80’ shënoi përmes Savic dhe në minutën e 91’ me anë të Caidedo./Lajmi.net/