Lazio shënon fitore, siguron kalimin në fazën tjetër

Lazio ka arritur ta mposhtë skuadrën e Marseille, me rezultatin 2:1.

Sport

08/11/2018 20:48

Kjo fitore, në të cilën u paraqiten tre lojtarë shqiptar (Durmishi, Berisha e Strakosha) i ka siguruar skuadrës italiane kalimin në fazën tjetër, shkruan lajmi.net.

Golat për Lazion në këtë takim u realizuan nga Marco Parolo (45’) dhe Joaquin Correa (55’).

Për mysafirët ishte Florian Thauvin ai që realizoi golin e vetëm, në minutën e 60’.

Me këtë fitore Lazio grumbullon 9 pikë,  tri më pak se Frankfurt dhe 8 më shumë se Marseille dhe Apollon.

Kujtojmë se kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje për tu luajtur në fazën e grupeve, që i bie se Lazio siguron kalimin e grupeve. /Lajmi.net/