Lazio nuk heq dorë nga Xhaka

Lazio nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Granit Xhaka. Klubi italian e konsideron futbollistin prishtinas si lojtarin ideal për mesfushë. Drejtori sportiv, Igli Tare po e përgatit terrenin.

Sport

08/05/2014 16:25

Granit Xhaka është njëri prej objektivave kryesorë të Lazios. Sipas mediave italiane, Biancocelesti këtë radhë e kanë seriozisht dhe do ta nisin ofanzivën për mesfushorin kosovar.

Uebfaqja Calciomercato.it shkruan se drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, është duke e menduar strategjinë, për të arritur deri tek 22 vjeçari.

Xhaka është i pakënaqur në Borussia Monchengladbach, pasi trajneri Lucien Favre po e lë në bankinë.

Por, Lazio nuk është ekipi i vetëm i interesuar për ish futbollistin e Baselit. Gjithnjë sipas kësaj uebfaqeje, prishtinasin e do edhe Interi.