Lazio njofton për lajmin e fundit nga Berisha

Valon Berisha do të bëhet futbollist i Lazios.

Sport

30/06/2018 11:25

Valon Berisha ka kryer me sukses testet mjekësore te Lazio, njofton klubin nga Serie A.

Klubi ka postuar një video të shqiptarit në “Twitter’, duke treguar se tashmë lojtari është i Lazios dhe se gjatë ditës pritet të kompletohet transferimi nga FC Red Bull Salzburg.

Berisha do të bëhet përforcimi i tretë i Lazios, gjatë këtij afati kalimtar të verës. /Lajmi.net/