Lazio – Napoli, lajm i keq për Valon Berishën

Valon Berisha duhet të presë për debutimin në Serie A me Lazion.

Sport

16/08/2018 11:18

Valon Berisha do ta humb ndeshjen Lazio – Napoli.

Sulmuesi i Kosovës nuk është rikuperuar nga lëndimi për ndeshjen e xhiros së parë në Serie A.

Berisha synon të rikthehet në ekip për takimin e xhiros së dytë ndaj Juventusit, përcjell “lajmi.net”.

Berisha erdhi si përforcim te Lazio gjatë këtij afati kalimtar të verës nga skuadra e Salzburgut. /Lajmi.net/