Lazio insiston për Xhakën

Lazio nuk ka hequr dorë ende nga Granit Xhaka. Drejtori sportiv, Igli Tare është duke e përgatitur terrenin, për ta transferuar në Romë gjatë verës mesfushorin kosovar të Monchengladbachut.

Sport

22/04/2014 16:22

E ardhmja e Granit Xhakës mund të jetë e lidhur me Lazion. Klubi italian nuk ka hequr dorë ende nga mesfushori kosovar.

Madje, drejtori sportiv, Igli Tare, është duke e përgatitur terrenin për ta sjell në kryeqytetin italian përfaqësuesin zviceran.

Sipas uebfaqes zvicerane ‘infoticker.ch’, Tare, dikur futbollist i njohur shqiptar, është në kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e klubit gjerman, të cilët po mundohet t’i bind që ta lëshojnë 21 vjeçarin.

Ish futbollisti i Baselit gjendet në sezonin e dytë tek Gladbachu, ku kryesisht po qëndron në bankinë dhe i ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij për tretmanin që ia bën trajneri Lucien Favre.