Lazio ia refuzon dy oferta për Strakoshën skuadrës së madhe italiane

Lazio nuk e ka ndërmend të heq dorë lehtë nga portieri Thomas Strakosha.

Sport

25/06/2018 16:07

Skuadra nga kryeqyteti raportohet se ka refuzuar dy oferta të Napolit për portierin e kombëtares shqiptare.

Strakosha ka kompletuar një sezon të jashtëzakonshëm në Serie A me Lazion.

Sipas ‘CalcioNapoli24’, Napoli i ka ofruar fillimisht 10 milionë euro dhe Nikola Maksimovicin Lazion, ndërsa në ofertën e dytë i ka ofruar 18 milionë euro dhe kartonin e Lorenzo Tonellit. Që të dy këto oferta janë refuzuar.

Lazio gjendet në një presion jo të vogël këtë verë për portierin Strakosha, që po ashtu po kërkohet edhe nga Liverpooli./Lajmi.net/