Lazio ia bën bajat Milanit (Video)

Pasi u mposht në Serie A, Milani pësoi një tjetër humbje ndaj Lazios, kësaj radhe në San Siro në Kupën e Italisë me rezultat 1-0 duke u eliminuar kështu nga kjo garë.

Sport

27/01/2015 22:42

Në minutën e 38’ referohet penallti për Lazion, të cilën në gol e shndërron Biglia.

Në minutën e 40’ dhe 45’ Lorik Cana merr dy kartona të verdhë për tu larguar nga takimi.

Deri në fund nuk kishte ndonjë gol tjetër, dhe kështu Milani e vërteton edhe një herë se është në një formë katastrofale.

Lazio në gjysmëfinale do të luajë me takimin Inter dhe Napoli. Gjysmëfinalet luhen me nga dy ndeshje.

Video