Lazio gabon ndaj Crotones, e pret ‘finalja’ e madhe me Interin në xhiron e fundit

Crotone dhe Lazio kanë barazuar 2:2 në ndeshjen e xhiros së 37-të të Serie A.

Sport

13/05/2018 16:56

Skuadra e trajnerit Inzaghit nuk arriti të sigurojë Ligën e Kampionëve, pasi barazoi me Crotonen në udhëtim.

Lazio e nisi më mirë takimin, duke gjetur epërsinë në minutën e 17’, kur Lulic shënoi nga penalltia.

Vendasit arritën që në pjesën e parë të barazojnë në 1:1, kur Simy shënoi në minutën e 29’.

Crotone përmbysi rezultatin në minutën e 61’, me golin e Ceccherini.

Me gjithë angazhimin në vazhdim, krejt çka arriti Lazio ishte barazimi i rezultatit në 2:2 në minutën e 84’.

Në xhiron e fundit, Lazio pret Interin në ‘Olimpico’ në finalen që cakton skuadrën e katërt që do të shkojë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm./Lajmi.net/