Lazio fton Berishën, ja formacioni i mundshëm për derbi ndaj Romës

Lazio dhe Roma zhvillojnë sot derbin e tyre të qytetit në Serie A.

Sport

29/09/2018 11:34

Valon Berisha është ftuar nga Lazio për derbin e qytetit ndaj Romës në Serie A.

Dy rivalët e mëdhenj takohen sot në Stadio Olimpico.

Por, mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës nuk pritet të jetë titullar te skuadra e trajnerit, Simone Inzaghi, raporton “Gianluca di Marzio”.

Berisha do ta nisë ndeshjen si rezervist, derisa Inzaghi duket se nuk ka dyshime në lidhje me formacionin bazë të Lazios, përcjell “lajmi.net”.

Ky pritet të jetë formacioni i Lazios për derbin ndaj Romës.

Lazio: Strakosha, Acerbi, Luiz Felipe, Wallace, Lucas Leiva, Parolo, Milinkovic, Lulic, Marusic, Luis Alberto, Immobile. /Lajmi.net/