Lazio fle rehat me Berishën

Me rikthimin e trajnerit Edy Reja në postin e trajnerit, Lazio ka përmirësuar dukshëm rezultatet në Serie A. Por, një pjesë e madhe e meritës i takon edhe portierit kosovar Etrit Berisha i cili u paraqit në secilin ballafaqim të deritashëm, prej kur Reja zëvendësoi Vladimir Petkovicin në postin e trajnerit tek skuadra romake. Lazio…

Sport

09/02/2014 16:42

Me rikthimin e trajnerit Edy Reja në postin e trajnerit, Lazio ka përmirësuar dukshëm rezultatet në Serie A.

Por, një pjesë e madhe e meritës i takon edhe portierit kosovar Etrit Berisha i cili u paraqit në secilin ballafaqim të deritashëm, prej kur Reja zëvendësoi Vladimir Petkovicin në postin e trajnerit tek skuadra romake.

Lazio sot barazoi pa gola në derbin e qytetit kundër Romës, ballafaqim në të cilin sërish la përshtypje të mira portieri kosovar.

Berisha u lavdërua për paraqitjen e tij nga portali më i madh i Lazios.

“Gjumë të qetë, me ose pa Marchettin. Tanimë është e qartë. Berisha ka treguar se më 2014 porta është pronë e tij. E ndali goditjen e Maiconit, edhe pse u mposht nga topi i kthyer tek Gervinho, në pozitë jashtë loje. Pak më vonë reagoi shkëlqyeshëm duke ndalur goditjen e Tottit nga distanca”, shkroi LaLazioSiamoNoi.it, që e vlerësoi Berishën me notën 6.5.