Lazio, dashuria e Canës

Lorik Canës as që është duke i shkuar mendja të largohet nga Lazio. Kohëve të fundit flitej se futbollisti kosovar do t’i bëjë valixhet gati dhe ta lë klubin italian, por kështu nuk mendon edhe babai dhe menaxheri i tij, Agim Cana. “Për momentin nuk më interesojnë spekulimet. Loriku ka kontratë dhe mendon vetëm për…

Sport

15/04/2014 20:45

Lorik Canës as që është duke i shkuar mendja të largohet nga Lazio. Kohëve të fundit flitej se futbollisti kosovar do t’i bëjë valixhet gati dhe ta lë klubin italian, por kështu nuk mendon edhe babai dhe menaxheri i tij, Agim Cana.

“Për momentin nuk më interesojnë spekulimet. Loriku ka kontratë dhe mendon vetëm për Lazion dhe do të vazhdojë kështu. Është lidhur me fanellën Biancocelesti. Prioriteti shkon gjithmonë te klubi lazial”, ka thënë ish futbollisti kosovar uebfaqen italiane tuttomercatoëeb.com.

“Loriku s’do ta kërkojë absolutisht largimin. Ai është dashuruar në qytetin dhe dëshiron të mbetet në Romë. Por, do të jemi në dispozicion të zgjedhjeve që do t’i bëjë kryesia e klubit”, vazhdoi ai.

Cana është i vendosur të qëndrojë në Olimpico dhe shpreson të luajë rregullisht me ekipin Biancocelesti në garat evropiane.