Lazio 2:3 Inter, notat e lojtarëve
Interi ka fituar 3-2 kundër Lazios në Olimpico për t’u kualifikuar në Champions League për sezonin 2017/18.
Sport
Në Olimpico, u zhvillua ndeshje e çmendur dhe shumë e tensionuar, për rëndësinë që kishte, ku u shënuan 5 gola.
Lazio kaloi dy herë në epërsi kundër Interit, me golat e Felipe Anderson dhe autogolin e Perisic, duke e bërë të pavlefshëm golin e Danilo D’Ambrosio deri në minutën e 78’.
Në këtë minutë, Mauro Icardi konkretizon në gol një 11 metërsh për 2-2 dhe pak minuta më vonë, në të 81’, Matias Vecino shënoi me kokë pas një goditje nga këndi duke dërguar Interi në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve pas gjashtë vjetëve.
Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje.