Lazio 1:2 Eintracht Frankfurt, notat e shqiptarëve

Lazio e shqiptarëve, Valon Berisha, Thomas Strakosha dhe Riza Durmishi ka luajtur sonte një ndeshje për statistika me Eintracht Frankfurtin, një ndeshje që mysafirët e përmbysën Lazion për më pak se 10 minuta, për të fituar 1:2.

Sport

13/12/2018 21:43

Correa në minutën e 56’ të ndeshjes i dha epërsinë e parë Lazios, shkruan lajmi.net.

Mysafirët arritën të përmbysin rezultatin, duke shënuar me Gacinovic në minutën e 65’ dhe Haller në minutën e 71’.

Në këtë ndeshje për 75 minuta u paraqit edhe mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, ndërsa i plotë ka qenë Riza Durmishi.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në pjesën e mëposhtme./Lajmi.net/