Lazarati ‘hakmerret’ ndaj Ramës i beson Bashës, LSI forcë e dytë

Fshati më i famshëm në Shqipëri, por jo vetëm është‘hakmarrë’ ndaj Edi Ramës duke e nxjerrë forcë të tretë nëzgjedhjet e 25 qershorit.

Lajme

26/06/2017 19:42

Lazarati ka mbyllur numërimin e votave duke nxjerrë forcë të parë PD më një rezultat të thellë mbi 90%, ndërsa LSI e dytë dhe PS vetëm në vendin e tretë me 78 vota.

Partia Demokratike ka dalë fituese me 1.795 vota të përkthyera në përqindje janë 90.79%. Vota për PD në Lazarat mbart brenda saj edhe ‘hakmarrjen’ ndaj Ramës për operacionin e zhdukjes së kanabisit, pasi lulëzoi në kohën e Berishës.