Lazanjë pikante me gëzhuta soje dhe me djathë tofu të tymosur

Përbërësit:

Lifestyle

06/01/2018 08:26

 

▪ një paketim brumërash, për lazanjë pa vezë,
▪ një qepë e madhe,
▪ një gotë gëzhuta soje,
▪ 2 filxhanë lëng domateje,
▪ 3 thelpinj hudhre,
▪ rigon,
▪ spec djegës,
▪ kripë dhe piper
▪ arra muskati,
▪ 2 filxhanë qumësht orizi,
▪ vaj ulliri për fërgim dhe për lyerje të tepsisë,
▪ 2 lugë miell,
▪ një paketim djathë tofu të tymosur

Përgatitja:

Zieni pak fletët për lazanjë në ujë të vluar që të zbuten, ndërsa gëzhutat e sojës njomni në ujë të nxehtë që të rihidtratohen.

Fërgoni qepën dhe hudhrën (të grira) dhe qitni në gëzhuta soje. Pastaj qitni sipër lëngun e domates dhe shtoni erëzat: kripë, piper, rigon, çili. Zieni afro dhjetë minuta derisa salca të dendësohet.

Në një enë tjetër qitni vajin e ullirit dhe kaurdisni miellin dhe duke e përzier shtoni qumështin e orizit. Qitni kripë, piper dhe arra muskati.

Në një tepsi të vogël të lyer me vaj, qitni shtresën e parë të kores për lazanje, qitni sipër salcën dhe beshamelin dhe grijeni në rende djathin tofu.

Pastaj bëni njësoj shtresën e dytë dhe të tretë. Duhet patjetër të ketë minimum tri shtresa të këtilla, mirëpo nëse tepron material, bëjeni edhe një shtresë. Në fund duhet të përfundojë me djathin tofu.

Piqet në 180 gradë rreth 60 minuta, mirëpo më mirë është tridhjetë minutat e parë të jetë e mbuluar me folie.

Lazanja është e pjekur kur të vlojë lëngu, ndërsa kur shtresa e sipërme të marrë ngjyrë ari.

Shërbehet e ngrohtë, ndonëse edhe kur mbetet e ftohtë është jashtëzakonisht e shijshme edhe të nesërmen! – transmeton Telegrafi.