Lavrov: Rusia s’është fajtore për helmimin e Skripalit – Lajmi.net
Lavrov: Rusia s’është fajtore për helmimin e Skripalit
Autori: Lajmi.net BotaLajme 13:55, 13 March 2018
Lavrov
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, mohoi se Moska qëndron prapa helmimit të ish-agjentit rus, Sergei Skripal, dhe të vajzës së tij në Britani dhe refuzoi kërkesën e Londrës për shpjegim në lidhje me incidentin.

“Rusia nuk është fajtore”, tha Lavrov në një konferencë për media në Moskë.

Autoritetet britanike thonë se sulmi kundër Skripalit ka qenë i qëllimshëm dhe se për kryerjen e tij është përdorur një agjent nervor shumë toksik, i cili është zhvilluar në Rusi.

Lavrov e bëri të qartë se Moska nuk do të plotësojë kërkesën e Britanisë për shpjegime deri në fund të ditës.

Duke folur një ditë pasi kryeministrja britanike, Theresa May, tha se ka “shumë gjasa” që Rusia të qëndrojë prapa helmimit, shefi i mbikëqyrësit të armëve kimike globale tha se është “jashtëzakonisht shqetësuese që agjentët kimikë ende përdoren për të dëmtuar njerëzit”.

“Ata që gjenden përgjegjës për këtë përdorim, duhet të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre”, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, Ahmet Uzumcu.

Sergei dhe Yulia Skripal janë gjetur pa vetëdije jashtë një qendre tregtare në qytetin Sallsbëri të Britanisë, më 4 mars. Ata janë dërguar në spital, ku vazhdojnë të mbeten në gjendje kritike.

Polici që i është përgjigjur i pari incidentit është po ashtu në gjendje të rëndë.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO